E rëndë në Tiranë, hidhet nga kati i 8-të 31-vjeçarja

517

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte në kryeqytet ku një 31-vjeçare është hedhur nga kati i tetë i një pallati në zonën e Unazës së Re në Tiranë.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në mesditë në zonën e Astirit, ku shtetasja me iniciale U.Q., dyshohet se në kushtet e depresionit është vetë hedhur nga kati i 8 i pallatit, ku për pasojē ka ndërruar jetë.

Ndërkohë policia e ndodhur në vendin e ngjarjes po punon për zbardhjen e plotë të saj.