Nxirren nga deti shqiptarë predha artilerie dhe një bombë aviacioni

429

12 predha artilerie dhe 1 bombë aviacioni janë nxjerrë këtë të shtunë nga forcat xheniere në plazhin e Shën Vasilit në Karaburun.

 

Të gjitha municionet e gjetura i përkasin Luftës së Dytë Botërore.

 

Lajmin e ka njoftuar vetë ministrja Xhaçka në një postim në “Facebook”, e cila shprehet se këtë vit pushuesit do të gjejnë veten më të sigurt në bregdetin shqiptar.

 

“Pushuesit sivjet do ta gjejnë më të sigurt plazhin e Shën Vasilit në Karaburun. Zhytësit dhe xhenierët e Forcave të Armatosura nxorën nga deti 12 predha artilerie dhe 1 bombë aviacioni, të gjitha nga Lufta II Botërore dhe që rrezikonin jetën e pushuesve.”