Sot paralizohet qarkullimi në 12 qarqe

469

Pasditen e kësaj të enjteje, duke filluar nga ora 18:00, opozita ka vendosur përshkallëzojë aksionin duke bllokuar akset kryesore të rrugëve në 12 qarqe të vendit. Ky vendim u mor pas takimit që Basha bëri me aleatët. Në një prononcim për mediat, kreu i PD tha se kjo formë proteste vjen si një intensifikim dhe përshkallëzim i mosbindjes civile.

Akset që do të bllokohen

1. Qarku Kukes-Ura e Drinit ne hyrje Rruges Kombit.
2. Qarku Shkoder-Rruga Shkoder-Koplik
3. Qarku Lezhe-Mbikalimi Milot
4. Qarku Diber-Ura ne kryqezimin Burrel – Rreshen- Klos.
5. Qarku Durres-Plepa, ne hyrje te Autostrades
6. Qarku Tirane-Sheshi Shqiponja
7. Qarku Elbasan-Mbikalimi Bradashesh
8. Qarku Korçe-Hyrja, rruga nacionale e Korçes.
9. Qarku Gjirokaster-kryqezimi i Rruges Permet-Tepelene-Gjirokaster
10. Qarku Fier-Rruga nacionale tek Ura Mbrostar
11. Qarku Berat ne Ura Vajgurore, aksi Berat – Ura Vajgurore
12. Qarku Vlore-Hyrja e superstrades Vlore- Levan