10 detyra për sigurimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme dhe ato sipas Lulzim Bashës nuk kanë nevojë për ndërhyrje të theksuar ligjore, por mund t’i kryejë vetëm një qeveri tranzitore pa Edi Ramën Kryeministër.
Plani u prezantua nga Oerd Bylykbashi, bashkë hartues ndër vite i kodeve zgjedhore, dhe ish-bashkëkryetar i komisionit të posaçëm për reformën deri në djegien e mandateve të deputetëve.
10 detyrat e Qeverisë Tranzitore
- Goditje me tolerancë zero e strukturave politike dhe kriminale të përfshirja në shitblerjen e votës.
- Ndalimi i presionit qeveritar mbi drejtësinë për t’i hapur rrugë hetimit mes bashkëpunimit mes krimit të organizuar dhe pushtetarëve.
- Monitorim i rreptë dhe goditje me tolerancë zero ndaj presionit mbi administratën publike dhe zgjedhësit.
- Ndalim i prokurimeve, tenderëve, koncesioneve apo PPP-ve, licencave, favoreve apo abuzimeve të tjera me burimet shtetërore.
- Kontroll dhe marrje masash për emërimet dhe shkarkimet e paligjshme nga administrata publike apo kompanitë shtetërore, si dhe për ndryshimet e paligjshme në listat e ndihmës ekonomike, personave me aftësi të kufizuar, etj.
- Pajisje e shtetasve me letërnjoftime, skema lehtësuese dhe hetim penal i falsifikimeve të letërnjoftimeve.
- Regjistrimi i adresave të të gjithë shtetasve dhe hartimi me integritet të listave të të gjithë zgjedhësve.
- Hetim dhe ndëshkim me tolerancë zero i votimit fiktiv të emigrantëve.
- Shkëputje e lidhjes së policisë me krimin, goditjen e p[policëve të inkriminuar, angazhimin e policisë kundër krimit zgjedhor dhe garantimi i sigurisë në zgjedhje.
- Raport me transparencë i veprimtarisë ligjzbatuese dhe akses i besueshëm i opozitës, në mënyrë që ky proces të jetë i besueshëm.