Makina del nga rruga, humb jetën 34-vjeçari

628

Një 34-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e kësaj të premteje si pasojë e një aksidenti.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Rëmenj, Pogradec, ku një makinë tip “Benz” ka humbur kontrollin e saj dhe ka dalë nga rruga. Sipas policisë si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën drejtuesi i mjetit shtetasi M.T., 34 vjeç, banues në Pogradec.

Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.