Caktohet data për protestën e ardhshme të opozitës

491

Opozita do të organizojë protestën e ardhshme kombëtare më 11 maj, në orën 18:30. Kështu u vendos nga mbledhja e organizuar sot nga kreu i PD, Lulzim Basha, me Kolegjin e Kryetarëve.

Ndërkohë, të martën pritet edhe firmosja e marrëveshjes së PD me aleatët, pas diskutimit të propozimeve dhe alternativave për ecurinë e mëtejshme të agjendës politike të opozitës.

Në një prononcim për A2 CNN pak ditë më parë, aleatët e Partisë Demokratike paralajmëruan se në vend do të ketë trazira në ditët që paraprijnë zgjedhjet vendore, nëse nuk plotësohet kushti i vënë nga opozita për zgjedhje të lira dhe qeveri tranzitore.