Zjarri po shkatërron katedralen e Notre Dame në Paris (Foto)

734

Një zjarr masiv ka përfshirë një nga monumentet më të njohura të Parisit, katedralen e Notre Dame.

Nuk dihen ende shkaqet, por pamjet janë vërtetë shqetësuese. Tym i lartë shihet të dalë nga pjesa qendrore e objektit të kultit, aty ku ndodhen disa skela për një restaurim i objektit. 

Katedralja, e ndërtuar midis viteve 1163 dhe 1344, përveç domethënies religjioze është edhe një nga dëshmitë më të vyera të artit gotik në Evropë. 

 Presidenti francez Macron ka shtyrën fjalimin e tij të programuar në darkë, dhe po ndjek nga afër ngjarjen.