Tension në zonën e njohur si bregu i Lumit, ku banorët e zonës po kundërshtojnë forcat e rendit dhe fadromat që kanë ardhur për të prishur banesat e tyre, sipas projektit të miratuar për Bulevardin e Ri.
Sipas informacioneve nga A2 Cnn, banorët ankohen sepse nuk do të përfitojnë asnjë dëmshpërblim për prishjen e godinave, sepse janë shpallura si të paligjshme dhe të pa legalizuara.
Tensioni ka arritur edhe në konfrontim fizik të banorëve, me hedhje gurësh nga persona që kanë hipur në çatitë e banesave.
Banorët janë shprehur të revoltuar dhe disa prej tyre kanë premtuar vetëflijim në rast shembje.