Ushtronte aktivitetin e lojrave të fatit, procedohet penalisht një 28 vjeçar

857

Një 28 vjeçar është proceduar penalisht në gjendje të lirë pasi ushtronte aktivitetin e kundraligjshëm të lojrave të fatit.

28 vjeçari me inicialet Xh.G., sipas policisë, u procedua pasi në lokalin e tij në Voskopojë u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 8 njësi kompjuteri, një tablet, një aparat i përshtatur për lojra fati, të cilat dyshohet se përdoreshin për këtë aktivitet të kundërligjshëm.