Më shumë rregulla për internetin

543

CEO i “Facebook”, Mark Zukerberg, ka bërë thirrje që autoritetet rregullatorë të kenë një rol më aktiv në vendosjen e rregullave të përdorimit të internet. Ai ka kërkuar rregulla më të forta në lidhje me materiale në internet që kanë të bëjnë me përmbajtje të dëmshme, integritetin e zgjedhjeve, privatësinë dhe mbrojtjen e të dhënave.

Kreu i “Facebook” parashtroi këtë çështje në një opinion të botuar në faqen e tij zyrtare në rrjetin social që ai drejton si edhe në gazetën “Washington Post”. Zuckerberg tha se nëse qeveritë dhe autoritetet rregullatore i përditësojnë rregullat e përdorimin të internetit, atëherë ne mund të mbrojmë lirinë e shprehjes së njerëzve si edhe sipërmarrësit mund të ndërtojnë gjëra të reja, duke e mbrojtur shoqërinë nga rreziqe më të gjera.

Ndërkaq, “Facebook” është përballur me një sërë skandalesh, duke filluar nga gjuha e urrejtjes deri tek çështje të privatësisë, si edhe është kritikuar për përhapjen e lajmeve të rreme, sidomos gjatë zgjedhjeve.