Mbledhja me dyer të mbyllura, prokurori akuzon Arta Markun: Shkatërrove dosjet e qeverisë

650

Në analizën vjetore të punës të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ish-drejtuesi i Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj ka replikuar me Pokuroren e Përgjithshme në detyrë Arta Marku.

“Ju nuk keni bërë asgjë që kur keni marrë drejtimin e institucionit. Mburreni me rezultatet e punës të viteve 2016 – 2017.”

Kjo ka qënë deklarata e fortë e Hajdarmatajt.

Ai i’u drejtua sërish Arta Markut duke i thëne: Ju dhe ata që punojnë për Ju këtu, shkatërruat shumë dosje të rëndësishme të zyrtarëve të lartë që sot duhet të ishin në burg. Duhet të tregoheni e përgjegjshme kur të sulmoni para mediave Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ka thënë Hajdarmataj gjatë analizës së punës të Prokurorisë së Krimeve të Rënda