“Facebook” njoftoi se ka fshirë mijëra llogari nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Irani dhe Rusia për shkak të “sjelljes së koordinuar joautentike”.
Kjo është konfirmuar nga vetë drejtuesit e rrjetit social më të përdorur në botë. “Facebook” sqaron se 1900 profile ishin të lidhura me Rusinë dhe 500 të tjera me Iranin.
Ndërsa 212 llogari të tjera të mbyllura kishin origjine në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Profilet u bllokuan nga “Facebook” në prag të mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale në Ukrainë më 31 mars.
Muajt e fundit, rrjeti social ka rritur angazhimin për parandalimin e ndërhyrjes në zgjedhje.