Rikthehen reshjet e borës në juglindje, probleme me energjinë në disa zona

538

Rikthehen reshjet e dëborës në juglindje të vendit por pa krijuar probleme ne akset nacionale të Qarkut të Korçës.

Trashësia e borës në Dardhë, Voskopojë e Qafë të Qarrit është 5 cm ndërsa në zonat e thella malore deri në 10 cm.

Burime zyrtare pranë institucionit të Prefektit bëjnë me dije se dhe në këto zona nuk ka probleme përsa i perket lëvizjes së mjeteve.

Nderkohe mesohet se në disa fshatra të njësive administrative Lekas, Gorë e Moglicë në Bashkinë e Korçës ka pasur probleme me energjinë elektrike.