Vëllai i Azem Hajdarit thirrje të fortë Berishës dhe Bashës: Lidhini ‘qentë’

603

Pas djegies së mandateve të opozitës, por daljes kundër tyre të Rudina Hajdarit dhe protestave që po zhvillohen çdo javë paralele me seancën plenare, ka reaguar edhe vëllai i Azem Hajdarit, Sali Hajdari.

Në një postim në Facebook, Sali Hajdari ndonëse nuk i ka hyrë në brendësi situatës ku ndodhet sot politika në vend, shkruan se familja e tij është mësuar me të tilla fushata sulmesh, që vranë edhe Azem Hajdarin e që tani po i bëhen edhe mbesës së tij për përjashtim nga partia, vetëm sepse nuk u bashkua me pjesën dërrmuese të PD-së.

Sali Hajdari i ka bërë thirrje ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kreut aktual të demokratëve, Lulzim Basha që të lidhin “qentë” që kanë lëshuar kundër Rudinës. Ai pohon se nëse familja Hajdari ka ndonjë borxh e ka për shokët e Azemit dhe jo për politikën që e vrau atë.