Krerët e institucioneve në Kosovë përgëzuan koalicionin e partive politike shqiptare për fitoren në komunën e Tuzit.
Në një mesazh në rrjetin social “Facebook”, presidenti Hashim Thaçi e cilësoi rezultatin në Tuz si një fitore mbarë shqiptare.
“Ai është shembulli më i mirë se çfarë mund të arrijnë shqiptarët kur janë të bashkua rreth një ideali”, pohoi Thaçi.
Edhe kryeministri Ramush Haradinaj e cilësoi Tuzin, një shembull të shkëlqyer se uniteti i faktorit shqiptar sjell suksesin.
Ndërkaq kryetari i parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli shkroi në “Facebook” se kur bëhen bashkë shqiptarët arrijnë atë që duan.