Komuniteti mysliman zgjedh sot drejtuesin e ri.

532

Sot do të zhvillohen zgjedhjet për kreun e ri të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Dje u tërhoq nga gara papritur drejtuesi aktual Skënder Bruçaj (lexo këtu) ndërsa u skualifikua Gëzim Abdishaku pasi nuk plotësonte kriteret.
Në garë janë katër kandidatë; Ylli Gurra, që është myfti i Tiranës, Bujar Spahiu, aktualisht nënkryetar i KMSH, Islam Hoxha, myftiu i Kukësit dhe Gramoz Blliku, myftiu i Lushnjës. Favoritë për të fituar garën shikohen Ylli Gurra ose Bujar Spahiu.

Do të jenë 35 myftinj, 12 anëtarët e kryesisë së KMSH dhe 45 anëtarë të shoqërisë civile, që me votë të fshehtë dp të zgjedhin kryetarin me një mandat 5-vjeçar. Ndërkohë që edhe rezultatet e votimit pritet që të dalin sot.