Berisha, thirrje socialistëve: Të largojnë me urgjencë Edi Ramën

442

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka dhënë deklaratën e parë për mediat pas dorëzimit të mandatit të deputetit një ditë më parë në Kryesinë e Kuvendit.

Berisha foli pasi vizitoi një ekspozitë të piktorit Avni Delvina. Ai u bëri thirrje socialistëve të largojnë Edi Ramën.

“Cdo gjë ka një fund dhe ky fund është i afërt. Unë u bëj thirrje socialistëve. Në interesin më të mirë të tyre dhe të Shqipërisë, të largojnë me urgjencë Edi Ramën dhe klikën e tij nga pushteti. E them me bindjen më të thellë se urrejtja ndaj Ramës dhe regjimit të tij bëhet çdo ditë e më e pakufishme”, tha ndër të tjera Berisha”, tha Berisha.