Që prej momentit që bëri publike shtatzëninë, Elita Rudi ka ndarë vazhdimisht foto nga eksperienca e re. Në foton e fundit që moderatorja ka postuar, shfaqet me një pamje të re. Ajo ka prerë flokët me balluke dhe duhet ta pranojmë që i shkojnë shumë. Megjithatë, ekziston një mit në Shqipëri dhe jo vetëm, se gratë nuk duhet t`i presin flokët gjatë shtatzënisë. Sipas këtij miti, prerja e flokëve mund të tërheqë energji negative dhe në disa kultura besohet se kjo gjë sjellë fat të keq, komplikacione gjatë shtatzënisë apo pas lindjes.
Në fakt, asnjë nga këto gjëra nuk është e vërtetuar apo nuk ka një shpjegim logjik. Janë të shumta gratë shtatzëna që e bëjnë këtë gjë, pasi gjatë shtatzënisë flokët bëhen më të brishtë dhe duken të pajetë. Po ashtu, prerja e flokëve nuk ka asnjë mundësi që të ndikojë në shëndetin e fëmijës. Ndërsa për sa i përket lyerjes së flokëve ndryshon puna. Sugjerohet që flokët të mos lyehen gjatë shtatzënisë, pasi bojërat në përgjithësi përmbajnë kimikate, të cilat mund të ndikojnë negativisht në shëndetin e fëmijës.