Shpallet juria përfundimtare e Eurovizion-it për Francën: Rona Nishliu e para.

472

Emrat e jurisë ndërkombëtarë që do të japin gjysmët e pikëve për përfaqësuesin e Francës në Eurovizion 2019 janë zbuluar në internet.

Sébastien Barké, një specialist francez i Eurovizionit, ka bërë publike listën e plotë mëngjesin e djeshëm.

Ajo që të bie në sy është padyshim pjesëmarrja e këngëtares Rona Nishliu, e cila në vitin 2012 ka patur rezultatin më të mirë për Shqipërinë duke na renditur në vendin e pestë me këngën “Suus”.

Normalisht, secili anëtar jurie do të japë pikë për 6 aktet e tyre kryesore, si në gjysmëfinale. I gjashti do të ketë 2 pikë, i pesti do të marrë 4 pikë, pastaj 6, 8, 10 dhe 12 për të preferuarin. Kjo do të thotë 42 pikë për çdo jurist, pra 420 pikë në total.

Votat e jurisë, bashkuar me ato të publikut, nxjerrin fituesin e këtij festivali.

Rona Nishliu do të jetë kështu një prej 10 anëtarëve të jurisë e cila do të votojë për përfaqësuesin më të mirë të Francës në Eurovizion 2019.