Gjykata dënon Lulzim Bashën, Taulant Balla: Vendim historik!

535

Taulant Balla ngriti padi për shpifje kundër kreu të demokratëve për rastin “Toyota”.

Në qershor të kij viti, Basha tha që shumë shpejt një sasi parash e lidhur me Taulant Ballën do të kapej. Dhe më datë 24 qershor 2018, 3 ditë pas deklaratës, u sekuestruan 3.4 milionë euro në portin e Durrësit gjatë një superoperacioni të policisë.

Pas kapjes së parave, Basha akuzoi Ballën se ishte ai garant i dërgesës së parave të sekuestruara nga veprimtari të paligjshme në Evropë, që tentuan të hynin në vendin tonë, në dy makinat Toyota Yaris.

Për dosjen e 3.4 mln eurove deri tani të arrestuar janë; Edi Lika, Klevi Lika, Agim Ceka dhe Alban Mollaymeri, ndërsa në kërkim janë dy porositësit, kushërinjtë Vladi.

Kreu i PD, Lulzim Basha, nga akuzues i Taulant Ballës për ngarkesën e 3.4 milionë eurove, është akuzuar nga kreu grupit parlamentar socialit se ka njohje me vëllanë e Alfred Vladit, njërin prej dy personave të shpallur në kërkim.

Basha është dënuar nga Gjykata ditën e sotme. Kreu i opozitës do të paguajë 50 mijë lekë të reja.

Balla është shprehur para kamerave:

Ky vendim gjykatë sot të jetë që PD të reflektojë për marrëdhënien me mazhorancën, apo me kuvendin e Shqipërisë. Opozita të ketë një tjetër qasje dhe të ushtrojë përgjegjësinë e vet. Në parlament ka vendin e vet shumë ët rëndësishme për të ushtruar kontroll parlamentar. I kërkoj Bashës dhe PD të heqin dorë nga shpifjet.”