Berisha reagon pas përplasjes së Ramës me studenten

487

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas sjelljes së kryeministrit Edi Rama përballë një studenteje teksa prezantonte paktin për Universitetin.

Në një reagim në Facebook, Berisha shkruan se Rama kishte veshur jelek antiplumb në takimin me studentët, ndërsa sjelljen e tij e ka konsideruar të turpshme.

Berisha shkruan:

Ketij i thone dil-jashte debat!
Akt arrogant dhe burracaku i Edvin Kristaq Urrejtjes ndaj studentes i cili i veshur me antiplumb ne takim nxjerr jashte studenten!Turp!
Ndiqeni videon e meposhtme. sb

Ditën e sotme Rama në takim ka nxjerrë nga salla një studentet, pasi kjo e fundit e kundërshtoi për “Paktin për Universitetin”.

Sipas saj, studentët nuk e kanë pranuar “Paktin për Universitetin”, çka revoltoi kryeministrin Edi Rama dhe i kërkoi asaj të dilte jashtë nga salla për të vazhduar fjalën e tij i qetë.