Vrau gjyqtaren Hafizi, burgim të përjetshëm për Fadil Kasemin

483

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë ditën e sotme dënimin maksimal për Fadil Kasemi, burgim të përjetshëm, pasi vrau bashkëshorten e tij, gjyqtaren Fildes Hafizi.

Kasemi është dënuar për 3 vepra penale, vrasje me paramendim, rrëmbim personi dhe armëmbajtje pa leje.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 31 gusht të vitit 2017 në zonën e “Brrylit” në Tiranë.