Çfarë i ndodh flokëve tuaj nëse nuk i lani për 1 javë?

703

A do të ishte normale që të mos i lani flokët për një javë rresht?

Çfarë ndodh?

Në fund të fundit, mos larja e flokëve për 7 ditë është një zgjedhje që edhe shumë yje të famshëm të botës së showbiz-it botëror e praktikojnë. Të larit e tyre shumë shpesh mund të dëmtojë flokët, të irritojë lëkurën e skalpit të kokës, kjo jo vetëm për shkak të përbërës dhe kimikateve që ka shampoja, por edhe nga përdorimi i shpeshtë i tharëses së flokëve apo pjastrës. Në rastin e flokëve shumë të trashë, ekspertët sugjerojnë metodën e përdorimit të shampos së thatë që është goxha efikase.

Rreziku i flokëve të rrallë, por që lahen shpesh mund të diktojë në sekretimin e vajrave dhe më shumë yndyrë në kokë, si pasojë që çon në seborrhea, e cila konsiston në një prodhim të tepërt të sebumit.

Në fund të fundit, koha ideale e larjes së flokëve duhet të jetë çdo tre ditë dhe ju do të keni flokë të fortë e të shëndetshëm!