Bojkot masiv auditorëve, vijon protesta e studentëve

495

Studentët do të vijojnë protestën e tyre edhe gjatë ditës së sotme, të paktën sipas këshillave studentorë.

Po ashtu si edhe një ditë më parë, mbledhja e studentëve do të nise në fakultete e më pas ata do të grumbullohen përpara Kryeministrisë rreth orës 10:00 të ditës së sotme.

Protesta më e madhe, duke parë edhe atë të një dite më parë, është bojkoti masiv që po u bëhet auditorëve nga studentët. Situatë e cila pritet të ndodh edhe ditën e sotme.

Një ditë më parë, studentët u shprehën se vendimet e qeverisë nuk i kanë dhënë zgjidhje kërkesave të tyre.

Për shkak të bojkotit masiv në fakultete ende shumë studentë nga rrethet nuk kanë ardhur në Tiranë. Ndërsa të rinjtë që rinisen protestën thonë se pavarësisht pjesëmarrjes do të jenë çdo ditë para Kryeministrisë, të gatshëm edhe për të humbur sezonin e parë të provimeve.