Tragjike/ në paraburgimin e Kukësit një person ndërmerr vendimin ekstrem

417

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në paraburgimin e Kukësit ku një 42 vjeçar ka vrarë veten. Mësohet se viktima, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur ishte në burg nën akuzën e dhunës në familje.

Ndërkohë policia e Kukësit mohon vetëvrasjen duke thënë se viktima vdiq në spital. “E çuam në spital se ndihej keq, aty ndërroi jetë”, thotë policia e Kukësit.

Ende nuk ka detaje të tjera lidhur me këtë ngjarje të rëndë.