Shqipëria mirëpret Vitin e Ri, spektakël fishekzjarrësh në Tiranë

410

Qindra vetë kanë pritur Vitin e Ri 2019 duke shijuar spektaklin e fishekzjarrëve në Sheshin Skënderbej, që nisi sapo akrepat shënuan orën 00:00.

Moti i ftohtë nuk i ka penguar qytetarët e Tiranës, por edhe fëmijët e vegjël, që të ndiqnin nga afër fishekzjarrët që e bënë edhe më të bukur atmosferën në qendër të kryeqytetit.