Në 2-vjetorin e Londonit, Lori Hoxha ka urimin më të bukur për nipin.

1096

Raporti që ajo ka me më të voglin e familjes Hoxha, është sa special, aq edhe unik në llojin e vet. Këtë nuk e themi ne, këtë e dëshmojnë fotot, dedikimet, dhuratat, udhëtimet dhe gjithë gjërat e veçanta që kanë ndodhur në jetën e Lori Hoxhës, prej ditës së parë, kur Londoni erdhi në jetë.

Sot, në familjen e tyre ka festë! London mbush dy vjeç dhe tezja nuk mund të kursente asgjë urim apo dedikim special për të. “Gëzuar ditëlindjen Dondon. Nuk e kam njohur dashurinë e vërtetë derisa të mbajta ty për herë të parë dhe nuk më besohet që je 2 vjeç tani. Mos u rrit kaq shpejt! Tizhja joji të do shumë”, i shkruan ajo në postimin e fundit në instagram, bashkë me një foto të këndshme ku ata shfaqen të dy.

Aktualisht, trashëgimtarja e pasur e Top Channel ndodhet në Londër, ku po kryen studimet master, por ne nuk e dimë nëse ajo ka marrë avionin dhe ka vendosur të vijë për të festuar bashkë me Sarën, Ledionin, Londonin e vogël dhe familjen e saj dy vjetorin e nipit, por me shumë mundësi dhuratat e shumta në adresë të Londonit nuk kanë për të munguar!