Sinemati replikon me De Biazin: I heq kapelen, por e dimë se si na çoi në Europian…

570

Opinionisti i “Panorama Sport”, Gëzim Sinemati, i është kundërpërgjigjur ish-trajnerit të Kombëtares, Xhani De Biazit.

Nga studio e emisionit “Porçesi Sportiv” në “Top Channel”, Sinemati është shprehur se kualifikimi i Kombëtares në Europian nuk ishte për meritë të italianit.

“De Biazi më tha se jam trajneri që kualifikova Shqipërinë por e dimë të gjithë si u kualifikua. Ai duhet të bënte replikë me njerëzit e Federatës, kur thonin se na kualifikoi presidenti. Për ata që na kualifikuan, Xhani duhet tu heqë kapelën, ndërsa si luajtëm në Europian, i heq unë kapelën Xhanit. I pari që më uroi për shkrimin, ishte Panuçi”, u shpreh Sinemati