Tërhiqet qeveria / Nikolla lakun në fyt! Anulohen tarifat shtesë për provimet e mbartura

397

Prostesta madhështore studentore vazhdon jo vetëm në Tiranë, por edhe në qytete të tjera të vendit me një pjesëmarrje masive nga studentë të të gjitha fakulteteve.Sot është dita e dytë e protestës ku studentët kërkojnë uljen e tarifave shkollore apo përgjysmimin e tyre, përmirësimin e kushteve në konvikte dhe heqjen e tarifës për kreditet e provimeve të mbartura.

Reagimi i parë i ministres së Arsimit dhe e Sportit, Lindita Nikolla ka mbërritur.Në një deklaratë për mediat ajo është shprehur se do të anulojë vendimin për provimet e mbartura, shfuqizimin e pikës 4 të VKM nr. 288 për tarifat. Ajo tha:Studentët kanë të drejtë për 4 pikat. Nuk do të ketë kosto shtesë për studentët përsëritës.”