I mori lekët por nuk i dha makinën, pranga mashtruesit

652

Një 34 vjeçar nga Vlora ka rënë në prangat e policisë.

Shtetasi me inicialet R.A., u arrestua pasi ishte I dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë me 8 muaj burg për akuzën e mashtrimit

Policia thotë se mbi bazën e kallëzimit të bërë nga shtetasi K.K, më datë 27.07.2017, shtetasi R.A., i ka marrë një shumë parash prej 1500 euro në këmbim të një automjeti, por si përfundim shtetasi K.K nuk ka marrë as mjetin dhe as paratë.

Sipas policisë shtetasi R.A, ka qenë i arrestuar më parë nga Policia për prodhim lëndësh narkotike.