Të gjithë po ‘çmenden’ pas baladës së Fifit dhe Mc Kresha, por ja çfarë fshihet pas titullit të këngës.

641

Mund të themi se që në momentin e parë që e kemi dëgjuar jemi dashuruar pas këngës konkuruese në Kënga Magjike të Fifit dhe Mc Kreshës.
Ndërkohë që nuk mund të mungonin dhe komentet se përse është zgjedhur ky titull për këtë baladë.
Të ftuar në emisionin “Mirage”, Fifi dhe Mc Kresha e kanë sqaruar një herë e mirë pse ia kanë vendosur këtë titull këngës së tyre.
“Ka qenë një koment ku më kanë shkruar se titulli i këngës është pa lidhje dhe kënga bie në kontrast me vete. Nuk është e vërtetë. Ajo nuk bie në kontraditë me veten sepse çdo femër e kontrrollon burrin e saj. Nuk ka femër në botë që nuk i shkon pas burrit të saj. Nuk ka femër në botë që nuk i dërgon shoqet për ta kontrrolluar se ku po shkon”, ka treguar Fifi.