“Gratë e politikanëve bëjnë bamirësi, se ndihen në faj për burrat hajdutë që kanë”/ Roberto Begnini, 17 shprehje të thella me pak humor

550

Roberto Benigni u lind më 1952, në Manciano La Misericordia të Firences.

Eshtë aktor i famshëm i humorit dhe skenës italiane dhe ne shqiptarët, jemi adhurues të hershëm të tij.

Benigni ka sukses jo vetëm brenda kufijve italianë, por edhe më gjerë, në arenën ndërkombëtare, si aktor dhe regjizor.

Fitoi dy oskar me filmin e tij të famshëm: “La vitta e bella” (“Jeta është e bukur”), ku iu dha oskar si aktori më i mirë protagonist dhe si regjizori më i mirë i vitit).

Në vijim, supershendeti.com ka përzgjedhur 17 disa Thënie të tij, që njihen për thjeshtësi e humor njëkohësisht, por edhe thellësi mendimi, si dhe një pasazh interesant, që quhet “Do zbres në fushë”…

THENIET

1. Gratë e politikanëve që bëjnë bamirësi, kanë të gjitha ndjenjën e fajit për atë çka vjedhin burrat e tyre.

2. Ka njerëz që jetojnë për buzëqeshjen tënde dhe ka nga ata që do të skuqen kur të kuptojnë që nuk ia kanë dalë dot ta shuajnë atë.

3. Nuk ka asgjë më shkencore, se sa fantazia.

4. Jeta sa më shumë zgjat, aq shumë shkurtohet.

5. Kur kthehesh në vendin e lindjes kupton se nuk të mungon shtëpia e vjetër, por fëmijëria…

6. Njerëzit shikojnë, dëgjojnë, dhe flasin.

Fatkeqesisht disa shikojnë keq, dëgjojnë pak, dhe flasin shumë!

7. Nuk ekziston aspak një gjë më poetike sesa një gjë tjetër.

Poezia nuk është jashtë, është brenda!

8. Duhet t’i zgjidhni fjalët… ndonjëherë të duhen 8 muaj për të gjetur një fjalë të vetme.

9. Filloni të zgjidhni, sepse bukuria ka filluar kur dikush mësoi sesi të zgjedhë.

Dashurohuni!

Dashurohuni, nëse nuk dashuroni është gjithçka e vdekur!

10. Kur dashuron gjithçka bëhet e gjallë, lëviz, ndizet lumturia, shpërthen kënaqësia.

11. Jini edhe të trishtuar dhe të heshtur me madhështi.

12. Fryjini në fytyrë njerëzve lumturinë!

Për të përcjellë lumturinë, duhet të jesh i lumtur.

Edhe për të përcjellë dhimbjen duhet të jesh… i lumtur!

13. Jini të lumtur!

Duhet të vuani, të ndjeheni keq, të lëndoheni.

Mos kini frikë të vuani, e gjithë bota vuan!

14. Edhe nëse nuk i keni mjetet e nevojshme për të krijuar një poezi, vetëm një gjë është e nevojshme “Gjithçka”.

Mos kërkoni “të renë”… E reja është gjëja më e vjetër që ekziston.

15. E nëse nuk gjen pozicionin e duhur për të të ardhur vargjet… shtrihuni në tokë…

Sepse, shtrirë vështrohet qielli.

Shikoje çfarë bukurie…!

Poetët nuk shikojnë… vërejnë, vështrojnë!

16. Të shqiptosh këtë frazë “Jeta është e bukur” në periudhën më të errët tënden, nuk është gjë e lehtë, aspak.

Ta thuash është megjithatë shumë më e lehtë sesa ta besosh, por nëse e beson, ndoshta do të arrish të kuptosh qëllimin themelor të kësaj jete.

Jeta është e bukur, jo sepse ti ke, por sepse ti jep, pavarësisht gjithçkaje…

Lumturinë e gjen në gjestet e vogla të përditshme, në heshtjet e dëgjuara, në boshësitë e mbushura, në buzëqeshjet e dhuruara dhe në dashurinë e jetuar.

Jeta është e bukur nëse përpiqemi ta jetojmë këtë lumturi dhe jo ta përndjekim.

17. E pyeti një gazetar Benignin: Për çfarë votuan babai dhe nëna juaj në referendumin e kërkuar qytetarëve për të zgjedhur mes monarkisë dhe republikës, më 2 qershor, shtatëdhjetë vjet më parë?

Ai u përgjigj: “Dy fermerë socialistë, e si do të votonin ata ndryshe!

Për Republikën, sigurisht.

Kanë biseduar rreth votimit shumë herë në shtëpi një natë më parë.

Babai i tha nënës sime, po ti do të votosh për mbretin, i cili do të jetë një dhe vetëm një, apo për Republikën, që do t’i bëjë të gjithë mbretër?

Mos ki dyshime dhe nuk do të kesh kurrë pendesa”.

DO ZBRES NË FUSHË, monologu fantastik i Begninit

Tani, po vë re, që slogani “Do zbres në fushë”, është bërë i modës.

E dëgjoj shpesh nga politikanë të ndryshëm.

I pari që e përdori ishte Silvio Berlusconi, ne një intervistë të dhënë në një konferencë shtypi, prej të gjithë kanaleve televizivë kryesorë, kur vendosi të hynte në politikë.

Buzëqeshi, ngriti lart gishtin e dorës së djathtë, dhe duke fiksuar telekamerën iu drejtua popullit: “Italianë, tani do zbres në fushë unë”

Kur e dëgjova m’u kujtua gjyshi im i dashur (Ndjesë pastë!)

Familja ime është me origjinë fshatare.

Kur isha i vogël banonim në fshat, në një shtëpi të madhe, të veçuar, në mes të një fushe plot vreshta e pemë frutore.

Uleshim për të ngrënë darkë në orën tetë.

Tavolina e madhe mbushej, pasi në atë shtëpi banonin edhe xhaxhallarët e mi me gjithë familjet e tyre.

Gjyshi ulej gjithmonë në krye të tavolinës, e pastaj me radhë gjyshja, djemtë, nuset dhe në fund ne, nipër e mbesa.

Shtëpia ishte e madhe, por kishte një defekt.

Nuk kishim banjë brenda.

Banja brenda, në atë kohë, ishte një luks në shtëpi; dhe neve ky luks na mungonte.

Rreth orës nëntë, pasi kishte përlarë pjatat e ushqimit dhe kishte tharë damixhanën e verës, gjyshi ngrihej nga tavolina.

Rrëmbente letrën me të cilën ishte mbështjellë buka, e bënte “shuk” dhe e fuste nën sqetull.

Pastaj dilte jashtë, duke na u drejtuar ne të tjerëve: “Unë do zbres në fushë”.

Nga ana higjienike gjyshin e mbaj mend gjithnjë si njeri të pastër, por ç’t’i bësh, kur nuk ke banjë në shtëpi… të gjithë vepronim kështu kur duhej të kryenim nevojat tona.

Faleminderit, o Silvio Berlusconi, që më kujtove gjyshin!

Më kishte marë malli për të, dhe për shprehjen “Do zbres në fushë”.

Jam i sigurt, se po të ishte gjallë gjyshi e të dëgjonte Berlusconin do të thoshte:

“As ky nuk paska banjë në shtëpi… në fushë e bën, si puna ime…!”