Makina përplas për vdekje të moshuarin me biçikletë në Shkodër

688

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor në hyrje të Shkodrës.

Sipas informacioneve paraprake aksidenti ka ndodhur në lagjen Bahçallëk të Shkodrës.

Viktima P.B po lëvizte me biçikletë kur është goditur nga nje makine.

Njoftimi i Policise

Shkodër

Informacion paraprak

Më datë 29.11.2018, rreth orës 13:15, në lagjen “Bahçallëk”, Shkodër, tek stacioni i autobuzit, drejtuesi i mjetit Ç. H, duke drejtuar mjetin tip Golf, me targa AA161VC, ka aksidentuar me pasojë vdekje biçiklistin, P.B, rreth 60 vjeç, banues në lagjen “Bahçallëk” Shkodër

Policia ka shoqëruar në ambjentet e D. V. P Shkodër drejtuesin e mjetit për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.