“Tornado” në FSHF, ekipet e moshave pësojnë ndryshime rrënjësore! Ja trajnerët që shkarkohen

722

Federatës Shqiptare të Futbollit mesa duket i kanë ardhur “në majë të hundës” rezultatet negative të ekipeve të moshave dhe për këtë arsye, hapi i radhës marrë nga kreu i saj është ndryshimi i trajnerëve.

I vetmi që do ngelet i paprekur nga ndryshimet mesa duket është Alban Bushi, trajneri i kombëtares U-21.
Ndërkohë ndryshimet e tjera janë si më poshtë:

Largohet Ejon Bogdani nga ekipi kombëtar U19, për t’u zëvendësuar nga Nevil Dede; largohet Xhemal Mustedanagiç si trajner i kombëtares U17, i cili ka marrë postin e drejtorit të ekipeve kombëtare. Në vendin e tij është emëruar Elvin Beqiri, ndërsa Armand Damo ka marrë drejtimin e ekipit U15.
Nesër, Federata do të japë më shumë informacione rreth këtyre ndryshimeve dhe ka njoftuar një konferencë në orën 11 pranë zyrave të selisë së FSHF.