Lista e 10 grave më të pasura në Shqipëri.

695

Fuqia e grave dhe vajzave po rritet gjthnjë e më tepër dhe numri i atyre që janë të suksesshme në biznes është i madh. Por, cilat janë gratë më të pasura në Shqipëri? Monitor ka publikuar listën me emrat e grave më të pasura duke u bazuar në qarkullimin vjetor të bizneseve që zotërojnë. Në renditje janë përfshirë bizneset, që kanë të paktën një aksionere femër me minimumi 30% të aksioneve. Renditja është hartuar sipas xhiros totale të bizneseve.

Vilma Nushi

Është aksionere e vetme e Marketing & Distribution zotëron dhe 80% të aksioneve të 3P Life Logistic, e krijuar në 2001-n, që zbaton Kontratën e Koncesionit/Partneritetit Publik Privat për Paketën e Shërbimeve të Kontrollit Mjekësor Bazë.

Gratë e familjes Hoxha

Vjollca Hoxha së bashku me vajzat dhe djalin e saj kanë 51% të aksioneve të Digitalb, 100% të Top Channel dhe 49% të aksioneve të shoqërisë së përpunimit të kafesë Valtelina (51% të aksioneve i shitën në fillim të 2018-s). Dy bizneset e tjera, Top Albania Radio dhe VGA (botim e prodhim reklamash) kanë peshë relativisht të ulët.

Ina Topalli

Ajo zotëron 49% të Global Resource Trading, kompani e cila u krijua në shtator të vitit 2015.

Melika Leka

Melika Leka është aksionere në kompaninë e përpunimit të sallamit, EHW.

Merita Sheqi

Është sipërmarrëse e kompanisë më të madhe të tregtimit të produkteve farmaceutike në vend, Rejsi Farma dhe në shoqërinë tjetër farmaceutike, R&S FARMA, e krijuar në 2014-ën.

Donike Gega

Është aksionere e vetme e GEGA CENTER GKG, kompani e krijuar në vitin 2006 me aktivitet tregtimin me pakicë të karburanteve e lubrifikanteve, pikë gazi e transport i tij.

Donika Mici

Ajo është punëdhënësja më e madhe grua në vend, me rreth 1500 të punësuar në Donianna, Albanian Shoes Coorporation 2, Dophil, Rozimpex.

Mimoza Çobo

Është aksionere e shoqërisë D E N I S A, e krijuar në vitin 2005 dhe ka aktivitet në tregti, import-eksport njëkohësisht dhe prodhim të artikujve të ndryshëm industrialë, artikujve ushqimorë, kancelari dhe artikuj, konfeksione e tekstile, makineri e pajisje.

Nertila Kole

Ajo është aksionere e vetme e Travel Hub Solutions, që zotëron 49% të aksioneve të shoqërisë së fluturimeve Alba Wings.

Romina Ylli

Ajo është aksionere e vetme e kompanisë së tregtimit me shumicë të karburanteve AFT.