Lapraka në ndihmë të banorëve të Unazës së Re, nesër protestë para Parlamentit

509

Banorët e Laprakës do të solidarizohen në ndihmë të banorëve të zonës së Unazës së re dhe do të protestojnë nesër para Parlamentit. Lajmi jepet nga kreu i degës së PD, Florjan Lila në statusin e tij FB ku shkruan:

“Ne mbështetje te një kauze te drejte!

Çdokush ka te drejte te këtë një banese e po ashtu ka te drejte te kërkojë te drejtën e tij. Prandaj mendojmë se te gjithë se bashku mund ta bëjmë këtë shtet shurdh te dëgjojë zërin e banoreve te Astirit dhe gjithë ndërtesave qe gjenden edhe ne Njësinë 11. Sot kane ata nevoje për mbështetje por nesër mund te jete secili prej nesh.

Ne nuk jemi kundër zhvillimit e as kundër bërjes se rrugës por kundërshtojmë projekte te tilla korruptive qe varfërojnë qytetaret dhe i lënë ata ne mes te rrugës.

Prandaj nesër , dt. 22 nëntor, ora 10:30 tu bashkohemi atyre ne protestën para Parlamentit”.