Facebook Messenger del jashtë funksionit, ja shtetet që janë prekur (Harta)

510

Messenger doli jashtë funksionimit për rreth tre orë mbrëmjen e sotme. Fillimisht ky problem i Facebook preku përdoruesit në SHBA dhe Angli, si dhe më pas është përhapur në Europë.

Kjo ka ndodhur pak ditë, pasi Facebook pësoi një ndërprerje masive që ndikoi edhe rrjetet e tjera sociale e platformat si WhatsApp e Instagram.

Shumë përdorues raportuan se patën ndërprerje të menjëhershme dhe disa të tjerë treguan se nuk mund të ngarkonin foto apo kishin vështirësi në hapjen e aplikacionit.