Sokol Sadushi do të mbajë sërish postin e drejtorit të Shkollës së Magjistraturës. Mësohet se Sadushi do të mbajë këtë post edhe për një tjetër mandat 4-vjeçar.
Siç thuhet edhe në njoftimin në faqen zyrtare të Shkollës së Magjistraturës, përzgjedhja u bë në sajë të një konkursi të hapur dhe transparent.“Sot, më datë 14.11.2018, Këshilli Drejtues i Shkollës së Magjistraturës bazuar në pikën 1/c të nenit 248 dhe 250 të ligjit nr. 115/2016, “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, pas një konkurrimi të hapur dhe transparent, emëroi z. Sokol Sadushi drejtor të Shkollës së Magjistraturës, për një mandat të dytë katërvjeçar.”, thuhet në njoftim.