Kryebashkiaku Tuci: Fushë-Arrëz ndryshimi është si “dita me natën”.

609

Nga një bashki krejtësisht informale dhe pa asnjë plan apo strategji konkrete për zhvillimin urban, e lënë pasdore nga pothuajse të gjitha qeveritë e mëparshme, ku varfëria dhe mungesa e perspektivës ishin mbizotëruese në më shumë se dy dekada, sot, bashkia e Fushë-Arrëzit, po ridimensionohet dhe rivitalizohet fuqishëm në sajë të investimeve të realizuara dhe projekteve të tjera që synojnë ringritjen ekonomike të kësaj bashkie.

Përmirësimi i infrastrukurës rrugore të fshatrave të kësaj bashkie, q ë shtrihen gjeografikisht në skaje mjaft të largëta dhe në terrene mjaft të thepisura, është impenjimi dhe angazhimi i vazhdueshëm i kryetait Fran Tuci, i cili axhendën ditore të punës e fillon me vjeljen e informacioneve dhe të problematikave nga administratorët e njësive administrative përbërëse.
Nuk janë të largë ta kohët kur qytetarët e kujtojnë qytetin e tyre, Fushë-Arrëzin, një hapësirë me llucë, baltë, i zhytur në terr dhe pa asnjë shenjë të zhvillimit urban.

Sot qyteti ka pësuar një transformim të madh. Me investimet e kryera, u kalua nga rrugët dhe sheshi i mbushur me dhera në asfalt dhe pedonale; nga terri në ndriçim LED; nga kaosi ndërtimor në hartimin dhe implementimin e dokumenteve strategjike të zhvillimit urban; nga mungesa e ujit dhe ndotja mjedisore, në një situatë ku bashkia përmes ndë rhyrjes në rrjetin e ujësjellësit, ka siguruar një shërbim cilësor të furnizimit me ujë të pijshëm, si dhe po synohet përmirësimi i metodologjisë së pastrimit të mbeturinave në qytet.

Krahas punimeve për aksin kryesor të rrugës, është bërë ndërhyrje në rrugë t dytësore, si dhe ka përfunduar pajisja e qytetit me rrjetin e kanalizimeve të ujërave të zeza e të bardha, trotuareve, ndriçimi, si dhe drejt përfundimit vendosja e sinjalistikës vertikale dhe horizontale, etj.
Pra, për çdonjërin dhe për çdokënd që është vizitor dhe dashamirës i qytetit tonë, Fushë-Arrëzit, ndryshimi është si “dita me natën”.
Në bashkëbisedim me kryetarin e kësaj bashkie Z. Fran Tuci, ne konstatuam se me sa pasion dhe ndjenjë të lartë qyetare administron problematikat e përditshmërisë, të cilat shpeshherë janë përtej mundësive të tij dhe të institucionit që ai drejton.

Gjithnjë, Z.Tuci në takime me dikastere dhe në forume të ndryshme, potencon me forcë dhe nuk resht së kërkuari mbështetjen dhe vlerë simin për projektet e tij, të cilat janë në linjën e vazhdueshme të premtimit të tij, se do të angazhohet fuqimisht dhe maksimalisht në përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe ky është një qëllim i përhershëm i Bashkisë Fushë-Arrëz.
Me energjitë e pashtershme, si dhe me predispozicionin për të adresuar zgjidhjet më solide dhe më afatgjata, kryetari Tuci ka arritur të sigurojë një bashkëpunimin dhe mirëbesim të shkëlqyer dhe efikas me qytetarët.

Kryebashkiaku Tuci, siguroi se puna në këtë bashki do të vazhdojë pandë rprerë për të përfunduar dhe për të mirëmbajtur rrugët e tjera deri në skajet fundore të njësisë. “Duam të vazhdojmë me investime deri në kulmet fundore kapilare të bashkis ë Fushë-Arrëz, me ndërhyrje në përmirë simin e infrastrukturës rrugore, dhe të objekteve arsimore dhe shëndetësore”, -u shpreh kryebashkiaku Tuci.
Këto investime të rëndësishme të realizuara deri tani, si dhe t ë tjerat në vijim, të cilat padyshim do të përfshijnë të gjithë territorin e Bashkisë së Fushë-Arrëzit, janë nja tablo e qartë e vullnetit pozitiv t ë kryebashkiakut Tuci, për të përmbushur me sukses objektivat e mandatit të tij të parë si kryetar i kësaj bashkie.