Rama degjeneron me fjalorin për Berishën në Lezhë: Vizioni i tij e çoi Shqipërinë për…

592

Kryeministri Rama gjatë fjalës së tij në qytetin e Lezhës ku po vijon fushatën e anëtarësimeve të reja në Partinë Socialiste.

Gjatë fjalës së tij para të rinjve të Lezhës, ai ka thumbuar ish-kryeministrin Sali Berisha. Rama ka thënë se vizioni i tij e çoi Shqipërinë për lesh dhie.

“E ka thënë vetë lideri legjendar i tyre. Se ai i kishte qejf ndërtimet pa leje, i quante mrekulli. E ka thënë vetë në Shqipëri kemi bërë mrekullinë e tetë, e kishte fjalën për Bathoren. Më falni për fjalorin por ky vizion të çon për lesh dhie”, – u shpreh kryeministri.