Kostandin Kaçifas është “Hero”!

508

Absolutisht që Kostandin Kaçifas, 35 vjeçari që u vra nga forcat e RENEA-s në rrethinat e fshatit Bularat në Jug të Shqipërisë, është hero për minoritetin grek, sepse Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e trajtoj këtë ngjarje si çështje personale.
Për mua viktima është hero, sepse ai nuk e braktisi vendlindjen si bashkëmoshatarët e tij.

Ai ndërtoj familjen e tij.
Ai nuk e braktisi familjen e tij.
Ai e donte flamurin e tij.
Ai e respektonte atdheun e tij.
Ai e dashuronte vendlindjen e tij.
Po ne çfarë dashurojmë?
Asgjë!

Ne (shqiptarët) quajmë hero Edi Ramën.
Ne braktisim atdheun.
Ne braktisim familjen.
Ne braktisim flamurin.
Ne gëzohemi ku një jetë humb jetën.
Ne gëzohemi ku paratë e taksapaguesve bëhen PPP.
Ne gëzojmë ku Rama tregon barcaleta në ERTV.
Prandaj unë jam me heroin grek, sepse grekët dinë të respektojnë jetën. .
Sepse grekët dinë të reagojnë dhe të protestojnë, ndërsa ne (shqiptarët) dimë vetëm të lëpihemi.

Nga Telnis SKUQI