Ikona e humorit shkodran në gjendje të rëndë për jetën, sillet me urgjencë në Tiranë.

1517

Ikona e humorit shkodran Besnik Çinari ka pësuar atak kardiak dhe është sjellë në Tiranë në gjendje të rëndë për jetën.

Besnik Çinari është një nga humoristët më të njohur jo vetëm në Shkodër dhe është gjithashtu edhe një skenarist i sukseshëm i komedive të cilat kanë mbushur teatrin “Migjeni” dhe sallat e teatrove të tjerë në Shqipëri dhe jashtë vëndit.

Biografia e artistit shkodran:

Ka lindur me 8 prill 1954 ne Shkoder. Mbaron shkollen 8-vjeçare.

“Ali Lacej”. Besniku nuk ka kryer ndonje shkolle te vecante per t`u bere aktor, pervecse ka qene nje veti e lindur. “Shkolla” e vertete e tij ku ra ne sy per humorin ka qene Parku i mallrave, vendi i punes per 11 vjet rrjesht.

Ketu ne nje moshe njome rreth 15 vjec nen kujdesin e te madhit Pjerin Ashikut, nje artist i mirenjohur autor i tekstiti te kenges shkodrane “Lulet e Majit” afrohet me Estraden e Parkut e cila perbehej me aktore te lindur si Kel Pogu, Gëzim Leka, Margarita Nika, Luçie Dashi e shumë tjerë. Me hapjen e Pallatit të kulturës “Vasil Shanto”, dhe me aktivizimin e Besnikut ne trupat amatore, mund te thuhet se ëndrrat dhe dëshirat e tij gjetën hapësirë për t’u bërë realitet në skenë. Gjatë aktivizimit në këtë pallat, me ndërhyrjen e aktorit të madh Gëzim Kruja, fillon te punojë në Fabrikën e Duhan Cigareve dhe po me ndihmën e mjeshtrit Kruja aktivizohet si aktor në Estradën e Teatrit “Migjeni”.

Është viti 1982 me 10 maj, kur Besnik Cinari ka filluar punën si  aktor profesionist.  Me trupen e Estrades se Shkodres ai gjen emra te medhenj , krenaria shkodrane si Tano Banushi, Hasan Smaja, Bik Pepa, Gjosho Vasija, Paulin Preka, Zef Deda, Zyliha Miloti, Landi Shala,Drande Xhaj, Katrina Biga, Gëzim Kruja, Sandër Ruçi etj”.

Kryen shërbimin ushtarak në Degën e Punëve të Brendshme të Durrësit. Ka qenë në polici, madje aty ka bërë edhe një shfaqje ku për herë të parë në historinë e Degëve të Punëve të Brendshme të Shqipërisë “thyhen dyert” në Durrës.  Po aty me pas, regjisori / aktori i shquar Gjergj Vlashi i ka propozuar Besnikut te qendronte në Durrës, por nga që ishte fëmija më i madh, nuk e pelqeu kete ide duke u kthyer në Shkodër dhe të kontribonte për familjen e tij.

Me ndihmen e rregjisoreve si Paulin Sekuj, regjisorin e parë te tij , e duke vazhduar me Edmond Mhillin, Gjergj Vlashin e Durrësit, por edhe Tonin Ujkën, Zehrudin Doklen, Arben Haverin, Fatbardh Smajën, Bruno Shllakun e shumë të tjerë, që kanë vënë shfaqje në skenë, me kalimin e viteve padyshim që çdo aktor, jo vetëm zoti Cinari, por edhe të tjerë, pas disa kohësh rriten profesionalisht dhe skena fillon te bëhet “shtepia” e tyre. Nuk mund te lihen ne harrese kurrësesi, kur për herë të parë, prezantohet në skenë, në skeçin “Pezhishkat” në rolin e fshatarit përkrah Tano Banushit dhe Zyliha Milotit.

Me grupin “Thumbi” Besnik Cinari ka organizuar shumë shfaqje ku sukses të plotë me trupen ka arritur në qytetin e Ulqinit çdo të premte, duke parodizuar formatin “Kutia e fundit” të TV Klan, të drejtuar nga Enkel Demi. E titullon ate “Fundi daltë hajr” dhe  “E pakta past bereqetin” ku janë aktivizuar shumë aktorë e këngëtarë si Bashkim Alibali, Myfarete Laze, Mukades Çanga etj.

Pas viteve ’90, pas një eksperience dhe përvoje të grumbulluar, futet me vështirësi në hapësirat e reja që u krijuan, por dhe me guxim. Megjithate arrin te sjelle në skenë me pendën e tij shume materiale te bukura humori. Shkruan shumë për sofrat shkodrane, si “Sa bukur na ka dalë nana”, komedi të ndryshme, ose behet bashkautor i komedisë “Bik Brodher Shkodra 1″, me pas shkruan  “Bik Brother Shkodra 2″ , “Alo telebingo” etj. Ka shkruar shumë parodi, kuplete, skeçe, grimca humoristike, tekste këngësh. Mund të veçojme shkrimet në vargje në një sërë veprash për figurat e shquara sidomos të qytetit shkodran, por edhe për humoristët e Estradës Profesioniste të Durrësit kolegëve si Fadil Hasa, Muharrem Hoxha, etj.

Si një shkodran i vërtetë, nuk mund të quhet Besë Çinari në qoftë se nuk do të shkruante edhe për atë që e do fort, “Vllazninë”. Kështu shkruan edhe për futbollistët që “ta kanë fshehur topin nëpër fushë” deri në portë si: Ramazan Rragami, Sabah Bizi, Din Zhega, Paulin Ndoja e shumë figura të tjera të Shkodrës të cilëve iu kam përshkruar karrieren e tyre në vargje.

Le te kthehemi tek skeçi “Pronat” me personazhin “Dan Dupi”, në të vërtetë do të ishte më saktë të quhej një mikrokomedi, pasi elementët e tij artistik, në përmbajtje dhe shtrirje në kohë, i plotëson këto kushte, prandaj ai erdhi në skenë gati-gati si një komedi e vogël. “Dan Dupi” ka qenë personazhi shumë i suksesshëm dhe këtë sukses e arriti, sepse ishte shumë aktual. Kanë qenë edhe disa monologje që i ka shkruar shumë bukur i ndjeri Paulin Selimi, Kolec Pepa, Ahmet Kamberi te interpretuar me mjeshteri nga Besniku. Shumë e bukur ka qenë edhe komedia “Surpriza” e Fadil Krajës që ai e ka interpretuar me aktoren e madhe Zyliha Miloti si partnere sidomos tash 20 vitet e fundit.

Besnik Cinari ka interpretuar edhe me aktorët e mirënjohur të humorit durrsak e shqiptar, Muharrem Hoxha, Aishe Stari e Fadil Hasa, ai ka shoqëri të ngushtë edhe me parodistët e mrekullueshem te Vlorës, me humoristët e Tiranës të ndjerin Vasillaq Vangjeli, Vegim Xhani, Veli Rada, aktorët e Estradës

Profesioniste të qytetit të Korçës të ndjerin Aleko Prodani, Arben Dervishi e shumë të tjerë, për të vazhduar me Ceken si dhe ata të Estradës Profesioniste të qytetit të Fierit, Luftar Paja, Todi Llupi, Arqileja etj. të cilët i ka jo vetëm kolegë, por edhe shokë