Çifti i famshëm zbulon gjininë e fëmijës së parë.

658

Për aktorin e famshëm turk, s’mund të kishte lumturi më të madhe se kjo. Burak Ozçivit dhe Fahriye Evcen do të bëhen prindër për herë të parë.  Këto ditë, në mediat turke, lajmet për çiftin dhe çdo lëvizje e tyre kanë qenë të panumërta. Megjithëse raporti i tyre nuk u ka shpëtuar lajmeve dhe skupeve të mediave rozë, të dy aktorët kanë pohuar se martesa është e lumtur dhe tani që në jetë pritet të vijë një fëmijë, edhe më shumë.

Siç mësohet, Fahriye është në muajin e katërt të shtatzënisë dhe së fundi është zbuluar edhe gjinia. Sipas mediave turke, çifti do të bëhet me djalë.

Fahriye, pas martesës, ka qëndruar larg projekteve e produksioneve që i janë propozuar gjatë kësaj periudhe. Arsyeja, kuptohet, është angazhimi maksimal te familja dhe tani te fëmija që pritet të vijë së shpejti në jetë.