Njihuni me shtetin që abuzimet seksuale i konsideron ‘të zakonshme’

787

Zyrtarët veri-koreanë që kryejnë abuzime seksuale kundër grave nuk ndëshkohen pothuajse asnjëherë, është thënë në të gjeturat e raportit të ri të Vëzhguesit për të Drejtat e Njeriut (HRË).

Kjo Organizatë ka thënë se abuzimet e tilla janë aq të shpeshta sa kanë nisur të konsiderohen pjesë e përditshmërisë.

Raporti bazohet në intervistat e 62 veri-koreanëve që janë larguar nga shteti dhe kanë ofruar detaje të dhunimeve dhe abuzimeve tjera.

Sipas të gjeturave, abuzimet kryhen haptas dhe burrat në pozita janë kryesit e tyre.

“Ata na konsiderojnë neve lodra (seksi). Ne jemi në mëshirën e burrave”, ka thënë 40 vjeçarja, Oh Jung-hee.

Megjithatë, mbledhja e informacioneve nga ky shtet është proces jashtëzakonisht i vështirë dhe raportet e këtij lloji janë shumë të rralla.

Në raport po ashtu është përmendur se mungesa e edukimit seksual dhe moskontrollimi i abuzimit me pushtetin, janë vetëm disa prej shkaqeve të këtij lloji të mendësisë.

Në mesin e kryesve të këtyre veprave janë përmendur zyrtarë partish, roje të burgjeve, policë dhe ushtarë./ REL