Renato Mekolli takoi Gaz Pajën pasi ai e imitoi në ‘Portokalli’ dhe reagimi nuk ishte ai që pritej.

829

“Kuzhina e Hallit” ishte pjesa më e diskutuar e spektaklit “Portokalli” këtë javë, që ishte një version plot humor i “Hell`s Kitchen” që transmetohet çdo të premte në Top Channel. Shef Renato Mekollin e kemi parë në një version tjetër të sjellë nga Gaz Paja, i cili ka theksuar me humor natyrën kërkuese dhe aspak tolerante të Renatos në kuzhinë. Reagimi i publikut ishte i menjëhershëm duke komplimentuar këtë realizim nga Gazi.

Sot ka ndodhur përballja mes Gazit dhe Renatos dhe nëse menduat se shefi nuk do të tregohej tolerant as me Gazin, e keni gabim. Ata janë takuar dhe kanë bërë foto së bashku. “Ka tolerancë fetare, por ka edhe tolerancë artistike. Më në fund kam gjetur sozinë time që të çlirohem nga kaq shumë angazhime që kam”, -ka shkruar Renato. Ja pra që Renato nuk toleron vetëm kur bëhet fjalë për gatimin, ndërsa në raste të tilla nuk është aspak i ashpër.