Michael Buble flet mes lotësh për sëmundjen e të birit: Jeta ime mori fund.

575

Në një intervistë për “Carpool Karaoke”, Michael Buble foli mes lotësh për periudhën e vështirë që ka kaluar pasi djali i tij 5-vjeçar, Noah, u diagnostikua me kancer. Ai dhe bashkëshortja e tij, aktorja Luisana Lopilato e kanë lënë mënjanë karrierën e tyre për t`iu përkushtuar të birit. Buble është shprehur se e ka pasur shumë të vështirë të flasë për këtë gjë, pasi ishte shumë e dhimbshme për të.

“Kur na thanë diagnozën jeta ime mori fund. Ishte e çuditshme për mua, nuk isha mirë. Por, u bëra forca për gruan time dhe u mundova të ishim pozitivë. Pastaj kur seancat e kimioterapisë dhe çdo gjë mbaroi dhe na dhanë lajmin e mirë, e lëshova veten, por ime shoqe ishte aty për të më dhënë forcë. Noah është 5 vjeç dhe i them se Spiderman-i është i mahnitshëm, por nuk është real. Orandaj i them se ti je heroi im, ti je superheroi im”, -ka rrëfyer Michael Buble i përlotur gjatë intervistës me James Corden.

Tani djali i tyre është mirë, por ende nuk dihet se kur do t`i rikthehen karrierës çifti i njohur.