Nga plasaritja e buzëve tek humbja e kujtesës, ja shenjat treguese

893

Vitamina B6 është një ndër vitaminat më të rëndësishme në trupin e njeriut, mungesa e të cilës sjell pasiose serioze në metabolizëm. Ajo ndikon tek humori, oreksi, gjumi dhe të menduarit. Ju nevojitet për të luftuar infeksionet, kthyer ushqimin në energji, si dhe ndihmon gjakun të transportojë oksigjenin në të gjithë pjesët e trupit.

Por, e dini cilat janë disa nga shenjat që paralajmërojnë për mungesë të vitaminës B6 janë:

Mpirje të duarve dhe këmbëve
Keni therje të gishtave? Ju mpihen këmbët? Shkaku mund të jetë një çrregullim nervor i quajtur neuropatia periferale, që mund të nxitet edhe nga mungesa e vitaminës B6. Të gjitha llojet e vitaminës B janë të rëndësishme për mbrojtjen e shëndetit mendor.

Acarim të lëkurës
Shenjat që keni mungesë të vitaminës B6 mund të shfaqen edhe në lëkurë. Trupi i nënshtrohet disa ndryshimeve kimike, të cilat shkaktojnë shfaqjen e puçrrave dhe acarimeve në lëkurë, quajtur ndryshe dermatiti seborrheik.

Tharje dhe plasaritje të buzëve
Goja është një tjetër pjesë e trupit që shfaq simptoma nëse keni mungesë të vitaminës B6. Mund t’i keni buzët e thata, ndërsa anësoret mund të çahen. Shenjë tjetër e mungesës së vitaminës B6 është edhe ënjtja e gjuhës.

Sistem të dobët imunitar
Mungesa e vitaminës B6 mund të vështirësojë përballimin e infeksioneve dhe sëmundjeve, siç ndodh edhe e kundërta. Sëmundje kronike mund të shterojnë furnizimin me vitaminë B6. Prandaj mund të keni nevojë për të marrë më shumë nga kjo vitaminë.

Probleme me kujtesën
Vitamina B6 ndihmon në përmirësimin e humorit dhe kujtesës. Nëse ndiheni konfuz ose të trishtuar, arsyeja mund të jetë mungesa e kësaj vitamine./Living