Ju krijohen nxirje ne trup shumë shpejt? Zbuloni pse

2310

Me siguri ju ka ndodhur të shikoni një njollë të zezë në lëkurë dhe keni vrarë mendjen për të kujtuar ku jeni vrarë. Ka në fakt disa arsye shëndetësore qe lidhen me këtë problem. Shkak mund të jetë fakti që po plakeni, pasi lëkura hollohet dhe humbet mbrojtjen.

Fakti që përdorni medikamente mund të jetë gjithashtu një shkaktar, por mos i ndaloni ilaçet. Konsultohuni me mjekun që t’iu orientojë.

Pas verës shikohen edhe dëmtimet për të gjithë ata që nuk përdorin mbrojtjen e duhur nga diellin. Në rastin në fjalë te nxirat shfaqen në kurriz dhe krahë. Shkaku kryesor është dëmtimi i qelizave nga dielli. Për t’i parandaluar konsumoni ushqime të shëndetshme.