Tradhëtia në një marrëdhënie është dhe fenomeni më shqetësues për të gjithë. Tradhëtia do të mbetet gjithmonë tabu, por kjo nuk i ndalë të pabesët që t’i tradhtojnë partnerët.
Një studim I realizuar së fundmi ka dalë në një konkluzion të përgjithshëm se kur janë më të prirur tradhëtitë nga partnerët.
Siç duket, personat e moshës 18 deri në 30 vjet janë më të prirë ta përfundojnë lidhjen si pasojë e mërzisë në lidhje pas 10 muajve, ndërsa 22 për qind ndahen për shkak se ndonjëri nga ta ka tradhtuar në këtë fazë.
Rreth 40 për qind e beqarëve britanikë nën moshën 30 vjet duket se mërziten në lidhje vetëm pas 10 muajve së bashku me dikë.
Momenti që mund të shfaëet tradhëtia në një çift është pikërisht në fazën kur dashuria fillon të shuhet dhe të mos ketë më ndjesi positive në raport me partnerin.
Pra ky është shkaktari më i madh se përse ndahen personat e moshës 18 deri në 30 vjet. Por studimi gjithashtu ka zbuluar se përveç se 22 për qind të çifteve ndahen pasi njëri tradhton, 31 për qind e çifteve ndahen për shkak se nuk ka mjaftueshëm besueshmëri në lidhje.
Sa i përket arsyes se përse tradhtojnë njerëzit, një ekspert ka treguar se problemet në shtëpi janë shkaktari kryesor që i nxitë njerëzit të tradhtojnë.