Një prift në Indi vuan nga një sëmundje e rrallë që i ka deformuar trupin. Bharat Tiwari, nga Madhya Pradesh, shihet si Zot nga banorët e fshatit të tij.
“Unë besoj në Zot dhe e di që çrregullimi im është dhuratë e tij, prandaj nuk duhet të dëshpërohem. Nuk jam i trishtuar”, thotë ai.
“Askush nuk tallet me mua, por tregohen të mirë. Më respektojnë të gjithë”, shton prifti.
Bharat thotë se gjëndja fizike e tij nuk e pengon aspak për punët e përditshme, të lahet, të vishet apo të gatuajë.